Sami Kurteshi harron se Ministria e Jashtme nuk pati vërejtje në raportin për Listën Serbe: Këta kanë trashëgimi terroriste
Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, nuk ka folur për raportin e Ministrisë së Jashtme për Listën Serbe.
Ai ka thënë se Lista Serbe ka trashëgimi terroriste.
“Ne kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste. Përveç kësaj, ka elemente të tjera persona që kanë kryer edhe sulme terroriste edhe të ndryshme. Në mesin e këtyre kemi persona, që në tëvërtetë në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës. Ata mbajnë pozicione paralele të Serbisë edhe njëkohësisht mbajnë pozicione”, tha Kurteshi.