Salman Rushdie është zgjuar dhe “i artikuluar” pas sulmit në Nju Jork
Shkrimtari Salman Rushdie, i cili u ther të premten në Nju Jork, është zgjuar dhe është “i artikuluar” në bisedat e tij me hetuesit përderisa mbetet në spital për shkak të lëndimeve të rënda, tha një zyrtar i sundimit të ligjit.
Burri 75-vjeçar iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi një person e theri atë disa herë para fillimit të një ligjërate.
Të hënën, shkrimtari ishte me vetëdije dhe mund t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, sipas zyrtarit.
Nuk është e qartë se çfarë u ka thënë Rushdie hetuesve pas sulmit që e tronditi botën e shkrimtarëve dhe nxiti dënim të veprimit nga pjesë të ndryshme të botës.