Sallahu ia përmend Bajramit të LDK-së 2,1-milionëshin, harron se drejtorin e Thesarit e bënë guvernator të BQK-së - NACIONALE

Sallahu ia përmend Bajramit të LDK-së 2,1-milionëshin, harron se drejtorin e Thesarit e bënë guvernator të BQK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me doracakët e MASHTI-t.

Në një postim, ai ka përmendur Hykmete Bajramin, deputete e LDK-së, të cilës ia ka përmendur vjedhjen prej 2.1 milionë eurove nga Thesari i Buxhetit në kohën kur Bajrami ishte ministre.

“Ne jo vetëm që do t’i rregullojmë doracakët në arsim të nisur nga Arsim Bajrami PDK, e bitisur nga Hykmete Bajrami LDK, por do t’i kthejmë edhe rreth 500 mijë eurot nga 2.1 milionëshi i avulluar nga ministria kur e drejtonte Hykmete Bajrami.

Prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë në një bankë në Turqi dhe në lidhje me këtë jemi duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi që ato t’i kthehen sa më parë thesarit të shtetit” – ka shkruar Sallahu, ndër të tjera.

Sjellim ndër mend që shefi i Thesarit në kohën e vjedhjes së 2.1 milionë eurove, Ahmeti Ismaili, tash është zgjedhur guvernator i BQK-së gjatë kohës së Qeverisë Kurti II.

Lajme të ngjashme