Sallahu harron sulmet e tyre, thotë se themelimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore është ndërhyrje brutale në drejtësi
Zëvendëminsitri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, pretendon që themelimi i Komisionit hetimor për rezervat shetërore, është ndërhyrje në drejtësi.
Ai thotë se kjo është një “ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë”
Ndërkohë, duhet të kujtojmë se Sallahu bashkë më shefen e tij, Albulena Haxhiun në vazhdimësi bëjnë ndërhyrje në drejtësi duke etiketuar zyrtarë të sistemit të drejtësisë.
Reagimi i tij:
Themelimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë.
Vazhdimësia e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë nga opozita përderisa kanë qenë në pushtet nuk duhet të vazhdohet edhe nga pozicioni aktual i opozitbërjes.
