Salihu: Të thuash Kurti luajti mirë në veri, si të thuhet ka luajtur mirë Kosova në kampionatin botëror
Bekim Sahliu nga Instituti GAP, nuk është aspak i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ditur të veproj mirë mbi situatën në veri javëve të fundit, e cila u karakterizua me bllokim rrugësh nga barrikadat.
Sahliu merr një shembull futbollin si shembull krahasues për ta sqaruar se Kurti “nuk luajti mirë”.
“Të thuash ka luajtur mirë Kurti në veri këto javë është njejtë si të thuash ka luajtur mirë Kosova në kampionatin botëror të fudbollit, Kurti në veri nuk ka luajtur hiq. Nëse shikohet me rregullat e fudbollit, shikues ndoshta, edhe ata në tribunat e veriut”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

