Salihu: Netanjahu që është në luftë po paraqitet rregullisht para gjykatës, Kurti po e refuzon një gjë të tillë
Analisti Fitim Salihu ka bërë me dije se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili po i zhvillon luftë në disa frone, po paraqitet rregullisht para gjykatës së vendit të tij, kurse Albin Kurti po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.
Ai ka treguar se shefi i qeverisë izraelite është paraqitur tri herë brenda javës para gjykatës në cilësinë e dëshmitarit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Salihu ka shkruar se Kurti po refuzon të paraqitet në prokurori edhe pse nuk është aktualisht në asnjë luftë.
“Bibi Netanjahu aktualisht eshte duke zhvillu lufte pernime (jo keso imagjinare) ne 6-7 fronte dhe kur po e fton gjykata e vendit te tij ne intervistim rreth akuzave ndaj tij per korrupsion, ai shkon rregullisht – madje tri here ne jave. Albini nuk po pranon me u intervistu as si deshmitar, as edhe nje here te vetme, per nje mega-skandal korrupsioni te qeverise se tij, edhe pse aktualisht ai eshte ne lufte pernime vetem ne nje front – fronti per baltosjen dhe damkosjen e çdo zeri kritik”, ka shkruar Salihu.