Salihu: Në Shqipëri në 1991 “Vullnetarët e Enverit” organizonin anti-mitingje, në Kosovë “Vullnetarët e Albinit”
Analisti Fitim Salihu, ka komentuar tentimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta penguar protestën e gazetarëve, të cilët protestuan sot kundër mbylljes së mediumit “Klan Kosova”.
Salihu ka krahasuar këtë anti-miting të sotit me anti-mitingjet e militantëve të Ramiz Alisë, ish-president komunist i Shqipërisë në vitin 1991.
“Kur studentat kane protestu ne Tirane ne 1991-n kunder regjimit komunist dhe Ramiz Alise, ky i fundit i ka mobilizu do militanta e do servila qe jane qujt "Vullnetaret e Enverit" me organizu anti-mitingje, demek protesta kunder protestave”, ka shkruar Salihu.
“Sot ne Prishtine i pame "Vullnetaret e Albinit" tu protestu kunder protestes. Ata qe s'paten guxim me ia shkru as nje pankarte shefave te partise kunder koordinimit me Radojçiqin e kunder marreveshjeve me Vuçiqin, sot shesin trimni me gazetaret”, ka shkruar ai.
