Salihu ndan një artikull të “Bujkut” të datës 1 shtator 1993: Policia serbe pengoi hyrjen në shumë shkolla - NACIONALE

Salihu ndan një artikull të “Bujkut” të datës 1 shtator 1993: Policia serbe pengoi hyrjen në shumë shkolla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Fitim Salihu, ka postuar një artikull të gazetës “Bujku” të 1 shtatorit 1993-tës, ku pasqyrohet se si nxënësit shqiptarë nën pushtimin serb e filluan vitin e ri shkollor.

Me anë të një postimi në Facebook, Salihu rikujtoi se si në atë kohë nxënësit shqiptarë nuk kishin mundësi të hynin në objektet e tyre shkollore.

30 vjet më parë, në 1 shtatorin e 1993-tës, nxënësit shqiptarë e filluan vitin e ri shkollor pa pasur mundësi të hynin në objektet e tyre shkollore, të cilat i gjetën të zaptuara nga policia serbe, siç e paraqet edhe ky artikull i kohës i gazetës "Bujku", shkruan Salihu.

Nxënësit shqiptarë u detyruan gjatë tërë dhejtëvjeçarit të mësonin në shkollat e improvizuara në shtëpitë dhe bodrumet private që i kishin ofruar vullnetarisht në dispozicion të arsimit shqip qytetarët dashamirë. Një represion dhe aparteid i egër midis Evropës. Kjo gjendje tmerri mori fund vetëm me lirinë që e solli lufta e UÇK-së dhe ndihma amerikane e aleate”, shkruan tutje.

Tutje, ai kujton se si e mban mend atë përiudhë.

Si një fëmijë që e mbaj mend frikën dhe shqetësimin që ta sillte prania e policisë pushtuese në vendet ku ne mbanim mësim, u jam falënderues atyre që brezave të rinj ia sollën lirinë dhe mundësinë për të mësuar në gjuhën amtare pa frikë nga policët pushtues”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme