Salihu i reagon Liburn Aliut: Gabim e kanë ata që aspirojnë bashkimin kombëtar duke e urry Republikën e Kosovës - NACIONALE

Salihu i reagon Liburn Aliut: Gabim e kanë ata që aspirojnë bashkimin kombëtar duke e urry Republikën e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.

Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar edhe Fitim Salihu, analist. Ai ka shkruar se kushdo që aspiron bashkimin kombëtar duke e urryer Republikën e Kosovës e kanë gabim.

“Gabim e kane krejt ata qe e aspirojne bashkimin kombetar duke e urry Republiken e Kosoves dhe krejt ata qe e aspirojne perjetesine e shtetit te Kosoves duke e urry Republiken e Shqiperise. Keto dyja nuk e perjashtojne njera-tjetren. Perkundrazi!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme