Salihu: Çdo i pesti votues i vitit 2021 tashmë e ka braktis VV-në - NACIONALE

Salihu: Çdo i pesti votues i vitit 2021 tashmë e ka braktis VV-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu ka komentuar rezultate preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se rënia e VV-së në këto zgjedhje është më e madhja në histori.

Në profilin e tij në “Facebook”, Salihu ka shkruar se çdo i pesti votues i vitit 2021 e ka braktis VV-në.

“Vetevendosja siç duket do te jete partia e pare ne historine politike te Kosoves qe e humb rreth 20% te trupit te vet elektoral brenda mandatit te pare 4-vjeçar. Ky, ne fakt, eshte fenomen i rralle edhe per krejt rajonin. Zakonisht, votuesit te braktisin pas mandatit te dyte, jo te parit. Pos LSDM-se ne zgjedhjet e vitit 2020, nuk di ndonje rast tjeter ne rajon. As Syriza, e cila i pati humb zgjedhjet pas mandatit te pare me 2019, nuk ka pas renie kaq drastike. Ky eshte indikator i qarte per menyren se qysh ka qeveris VV-ja ne mandatin e saj te pare. Ende nje pjese e votuesve te saj shpresojne qe ne mandatin e dyte ka me performu me mire. Por, çdo i pesti votues i vitit 2021 tashme e ka braktis VV-ne”, ka shkruar Salihu.

Lajme të ngjashme