Sali Berisha komenton Big Brotherin: Luizi Ejlli kampion
Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha ka gjetur kohë të merret me Big Brother Vip Albania.
Në emisionin "Task Force" në TV Syri, Berisha ka komentuar banorin më të famshëm të BBVA, Luiz Ejllin, duke e falenderuar për dollinë që ka ngritur për të.
"Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë", tha Berisha.
Shou televiziv Big Brother është nga emisionet më të shikuara në Kosovë dhe Shqipëri. Ky format është komentuar shpesherë edhe nga politikanët dhe zyrtarët shtetëror.
