Sali Berisha: Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore ka folur edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Ish-kryeministri i Shqipërisë u shpreh se kjo iniciativë nënkupton ndarjen e Kosovës, dhe spas tij këtë e provoi ngritja e kartonit të kuq nga socialistët për masakrën e Srebrenicës.
“Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës. E kam deklaruar herë pas here, dhe më pas jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, ku prodhimet e tyre hidhen në kanal. Janë rritur 40% importet bujqësore të Shqipërisë nga Serbia. është moment jo i favorshëm për ne si komb. Ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë”, tha Berisha.
Berisha tha se këtë betëjë do ta fitojnë përballë kryeministrit Edi Rama.
“Edhe këtë bëtejë do ta fitojmë. Edi Rama është tërësisht i përfshirë. Ju e patë vetë ku shkon kopeja. E patë kur u ngritën kartonat e kuq për Srebrenicën. është vetëm efekt kopeje. Njeriu ka një ndërgjegjie, dhe ministres Margariti i mungon, është misioni i saj mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Butrintit. Ju garantoj se shqetësimet serioze që u ngritën këtu, do të jenë pjesë e programit. Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ka qenë”, tha Berisha.