Sadiq Khan fiton mandatin e tretë si kryetar i Londrës
Sadiq Khan ka fituar mandantin e tretë si kryetar i Londrës, duke mposhtur kandidaten konservatore Susan Hall me 61.2% të votave të shtunën pasdite.
Ndonëse sondazhet fillestare tregonin një epërsi të konsiderueshme për Khan, ai e karakterizoi garën si një garë të ngushtë për të mbledhur mbështetësit laburistë dhe për të angazhuar më shumë londinez indiferentë, raporton The Guardian. Besimi i Khan u rrit ndërsa laburistët pretenduan fitore në zonat kryesore elektorale, duke forcuar rrugën e tyre drejt suksesit.
Sipas London Elects, i cili menaxhon zgjedhjet për kryetar komune dhe asamble të Londrës, pjesëmarrja e votuesve ishte vetëm 1.5% më pak nga viti 2021, në 40.5%. Bexley dhe Bromley, të udhëhequr nga Konservatorët, patën pjesëmarrjen më të lartë në zonat elektorale me 48%.