Sadiku: Politikat e SHBA-së dhe BE-së nuk varen nga turlifarë hajvani që shkruan në Facebook - NACIONALE

Sadiku: Politikat e SHBA-së dhe BE-së nuk varen nga turlifarë hajvani që shkruan në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Ermal Sadiku tha se politikat e SHBA-së dhe BE-së nuk varen nga komentet që shkruhen nga ‘turlifarë hajvani’ në Facebook e Twitter.

Sadiku tha se shkrimet që po bëhen në rrjetet sociale sa i përket politikave amerikane dhe të BE-së janë të tmerrshme.

“Është mirë me thanë që gjeopolitika amerikane edhe BE-së nuk varet shumë nga komentet e atyre në Twitter e Facebook që i bojnë tulifarë hajvani se me të vërtetë me pa se çka shkruajnë është e tmerrshme”, tha ai në T7.

Tutje shtoi se në Kosovë kemi një pozitë që nuk ka eksperiencë shumë me pozitën, dhe kemi një opozitë që nuk ka eksperiencë në të bërit opozitë.

“Kena një pozitë që nuk ka eksperiencë shumë me pozitën dhe kena një opozitë që nuk ka eksperiencë me të bërit opozitë. Kisha dashtë me i pa më të fokusum, me pasë strategji të qarta sidomos në këto tema më të ndjeshme. Me tregu që nëse kryeminsitri nuk ka pasë guxim me dalë në paradë, me dalë opozita në paradë ose me dalë kundër me dhonë një mendim, e jo me iu frikësu sondazheve”, tha Sadiku.