Sadiku : Kurti të fton për dialog, Dejona të linçon e të shpall tradhtar
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Erlam Sadiku, ka shpërfaqur metodologjinë e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, në njërën anë, të thërrasin për bashkëpunim, ndërsa, në anën tjetër, eksponentë të saj linçojnë po këto subjekte politike, duke i akuzuar si tradhtare dhe bashkëpunëtore të Listës Serbe.
Sadiku ka shpërndarë një status të Dejona Mihalit, e cila, në të njëjtën kohë që Kurti i thërret për bashkëpunim, akuzon këto subjekte si bashkëpunëtore të Listës Serbe.
Dejona, në statusin e saj, ka shkruar: “Rikthehet grupi PLAS”, duke aluduar në PDK, LDK, AAK dhe Listën Serbe.

Reagimi i plotë i Sadikut:
Kurti po thotë: “Hajde, ulu në tavolinë.”
Dejona po thotë: “Ju jeni me Listën Srpska.”
Dmth, këto strategji i kemi parë çdo ditë tash e 20 vjet nga Vetëvendosja. Njëri të fton për dialog, tjetri të linçon e të shpall tradhtar.
Qëllimi është i njëjtë: katrahura. Kapja e shtetit. Degradimi i demokracisë.