"Sa të fillojë mësimi": Nagavci pyetet a ndjen përgjegjësi pasi tre nxënës dyshohen për dhunimin seksual të 11-vjeçares - NACIONALE

"Sa të fillojë mësimi": Nagavci pyetet a ndjen përgjegjësi pasi tre nxënës dyshohen për dhunimin seksual të 11-vjeçares

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duket se nuk ndjen përgjegjësi të lartë për rastin e dhunimit seksual të një vajze të mitur 11 vjeçare në Prishtinë.

Nacionale pyeti znj. Nagavci në lidhje me përgjegjësinë, marrë parasysh që tre nga dhunuesit e dyshuar janë në moshë të mitur, pra potencialisht nxënës të sistemit arsimor. Përveç tyre, edhe viktima është një vajzë e mitur 11 vjeçare, që mund të ketë qenë në klasë të pestë ose gjashtë nëse do të kishte ndjekur mësimet me rregull.

Por, Nagavci nuk kishte një përgjigje direkte në pyetjen e shtruar nga gazetarja jonë.

“Jo rastësisht e përmenda edhe rastin e fundit të dhunimit në fillim të konferencës. Jemi të gjithë përgjegjës, duhet të bëjmë më shumë. Si MAShT kemi formuar forumin për shkolla të sigurta. MAShT ka legjislacion mjaft të pasur në këtë drejtim. Sa të filloj mësimi kemi përgatitur materialet për vetëdijësim dhe parandalim të dhunës, forcim të mekanizmave. Që nga fillimi i këtij viti shkollor, në baza javore do të ketë aktivitete me prindër e organizata, psikologë, në mënyrë që të punojmë për parandalim të dhunës,” – u shpreh ajo.

Paraprakisht, ajo e quajti "top-prioritet" sigurinë e nxënësve.

Arbërie Nagavci gjatë konferencës iu ka bërë presion grevistëve në sistemin arsimor që të nisin punën.

Lajme të ngjashme