Sa ka kushtuar teksti i himnit të Policisë dhe kush është autori? - NACIONALE

Sa ka kushtuar teksti i himnit të Policisë dhe kush është autori?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës të premten e intonoi për herë të parë publikisht himnin e saj. Intonimi u bë me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit. Por sa ka kushtuar teksti dhe kush e ka shkruar atë?

Gazeta Nacionale para disa javëve kishte raportuar për tenderin e dhënë nga Policia e Kosovës për tekstin e himnit.

Në tender kishin aplikuar dy persona – Arben Muhameti dhe Emin Emini, ndërsa fitues ishte shpallur Emini. Vlera e tenderit ishte 3.600 euro.

Në tender kërkoheshin disa specifika për tekstin. “Teksti i himnit të Policisë së Kosovës duhet të jetë krijim origjinal dhe duhet të shprehë karakterin e veçantë e unik të Policisë së Kosovës. Teksti i himnit duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe, duhet të ketë dy strofa katërvargëshe si dhe një strofë katërvargëshe në cilësinë e refrenit. Vargjet duhet të jenë tetërrokëshe, pa cezurë dhe me rimë të kryqëzuar sipas aliteracionit ab, ab.” – thuhet në dosjen e tenderit, raporton Nacionale.

Për ta lexuar artikullin e plotë të gazetarit të Nacionales, Shkëlqim Beqiri, rreth tenderit për tekstin e himnit të Policisë së Kosovës, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme