Sa do të kushtojë projekti i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë? - NACIONALE

Sa do të kushtojë projekti i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka votuar projektligjin për marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës. 83 deputetë votuan për, kundë e abstenime nuk pati.

Ndërkohë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se projekti i fizibilitetit do të kushtojë 2 milionë euro. 1 milionë do të paguhen nga Qeveria e Shqipërisë dhe 980 mijë nga Qeveria e Kosovës.

Kjo marrëveshje bashkëfinancimi ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektidesë për këtë linjë hekurudhore. Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projektidesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë 1 milion e 980 mijë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1 milion euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës së Kosovës do të ndaj shumën e 980 mijë eurove”, ka thënë Aliu gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme