“Sa 6 stadiume Fadil Vokrri”: Kurti sërish flet për “85 mijë të punësuar”, ndonëse më herët i pranonte si formalizim
Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti vendosi të vizualizojë atë që ai pretendon si “85,000 të punësuar të rinj”. Kjo shifër, të cilën vetë Kurti në një moment sinqeriteti (apo pakujdesie) në një intervistë në RTK e kishte pranuar se përfshin masivisht formalizimin e vendeve ekzistuese të punës dhe jo domosdoshmërisht hapjen e vendeve të reja, në tubimin përmbyllës të VV-së u paraqit si “arritje”:
“A e dini sa janë 85 mijë veta të punësum? Janë më shumë se 6 stadiume Fadil Vokrri në Prishtinë të mbushura për plot ose nëse e përpjestojmë për numrin e ditëve të qeverisjes tonë katër vjeçare e 9 muje i bie për çdo ditë mesatarisht ka 50 veta të rinj të punësum në Republikën tonë të dashur”