Rënia keq mashtrimin e dy rusëve nga Kurti, Uk Lushi: Kallxoi që është leshko dhe naiv, mjerë Kosova për të
Goditje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës...kallxoi që është leshko dhe naiv.
Kështu vlerësoi veprimtari shqitpar në ShBA, Uk Lushi, referuar rënies në mashtrimin e dy komedianëve rusë nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – ku për dhjetë minutë foli për çka mos me ta duke paramenduar se ishte duke folur me Presidentin e Letonisë.
Postimi i plotë:
Skandali dhe mashtrimi i Kurtit nga rusët Vovan dhe Lexus është goditje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kurti duke u gënjyer kaq lehtë ka kallxuar që është leshko dhe naiv. KM Kurti ka rënë në provim sidomos për fjalët e pamençura për Amerikën. Ai ka treguar se nuk di të mbajë gardën diplomatike dhe as të sigurisë për shtetin e Kosovës dhe nëse flet kaq budallakisht për Amerikën dhe përfaqësuesit e saj në takime diskrete biletarale të vërteta ai rrezikon interesin e Kosovës dhe kombit shqiptar.
Kurti nuk di. Kurti nuk e kupton politikën e jashtme. Kurti është amator.
Kurti mund t’ia bëjë vetëm një shërbim dhe të fundit kontribut Kosovës— duke u larguar krejtësisht nga politika.
Çfarë turpi që bie edhe mbi qeverinë dhe shtetin e Kosovës! Kush janë idiotët në kabinetin e tij që nuk mund verifikojnë një bisedë!?!
Mjerë Kosova në duar të çfarë amatorëve ka rënë! Zot ndihmoje Kosovën! 😢