Rusia thotë se Kina ka të drejtë që të mbajë ushtrime ushtarake përreth Tajvanit
Kremlini tha të enjten se Kina e ka të drejtën sovrane për të mbajtur ushtrime ushtarake përreth Tajvanit dhe i akuzoi Shtetet e Bashkuara për rritjen e tensioneve në mënyrë artificiale në rajon.
Kina hodhi disa raketa përreth Tajvanit të enjten si pjesë e ushtrimeve masive ushtarake vetëm një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në ishullin vetëqeverisës, të cilin Kina e cilëson pjesë të territorit të saj.
Kur u pyet për ushtrimet e Kinës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Kjo është e drejtë sovrane e Kinës. Tensioni në rajon dhe përreth Tajvanit ishte i provokuar... nga vizita e Nancy Pelosi-t. Kjo ishte një vizitë absolutisht e panevojshme dhe një provokim i panevojshëm.”