Rusia rrëmbeu 34 fëmijë nga Kherson? - NACIONALE

Rusia rrëmbeu 34 fëmijë nga Kherson?

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Jaroslav Janusevic, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, tha se 34 fëmijë u rrëmbyen nga fshati Mirna.

Ai pretendon se ata u dërguan në qytetin rus të Anapa.

"Pushtuesit rusë vazhdojnë të dëbojnë me forcë fëmijët tanë nga rajoni i Khersonit. Pushtuesit rrëmbyen 34 fëmijë nga fshati Preobrazenka, rrethi Mirna dhe i çuan në qytetin rus Anapa. Kjo u njoftua nga kreu i administratës ushtarake të vendbanimit. Prindërve iu është premtuar se fëmijët do të kthehen deri në fund të këtij viti, javë, por më pas qëndrimi është zgjatur edhe për një javë tjetër”, tha Janusevic. /Nacionale/

Lajme të ngjashme