Rusia raporton për shtatë të vrarë nga një dron në plazhin rus - NACIONALE

Rusia raporton për shtatë të vrarë nga një dron në plazhin rus

1 orë më parë

nga NACIONALE

Selia Qendrore Operuese në Krasnodar Krai ka thënë se numri i të vrarëve nga sulmi me dron në plazhin Arkhipo-Osipovka ka shkuar në shtatë dhe në mesin e tyre janë tre fëmijë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin “Telegram”, ky institucion tha se 40 persona të tjerë pësuan lëndime të ndryshime gjatë sulmit që ndodhi afër resortit rus të Detit të Zi, Gelendzhik, raporton televizioni BBC.

21 njerëz të tjerë u dërguan në spital dhe 19 prej tyre u liruan për trajtim shtëpiak, thuhet më tej.

Nuk është e qartë nëse droni ishte penguar para se të binte në plazh.

Ukraina nuk e ka komentuar ende këtë sulm.

Lajme të ngjashme