Rusia pretendon se ka kapur edhe dy vendbanime në Ukrainë - NACIONALE

Rusia pretendon se ka kapur edhe dy vendbanime në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ruse morën nën kontroll dy fshatra në Ukrainë, pretendoi të hënën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas kësaj ministrie, bëhet fjalë për fshatrat Ivanivka në rajonin e Kharkivit dhe Netailove në rajonin e Donetskut, raporton agjencia “Reuters”.

Në anën tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase kishte thënë në një raport të publikuar të dielën vonë se forcat e tij kishin sprapsur një sulm afër fshatit Ivanivka, në lindje të qytezës Kupiansk.

Në një raport tjetër të hënën në mbrëmje, Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ukrainase kishin sprapsur shtatë avancime të rusëve në sektorin e Kupianskut.

Sidoqoftë, u shtua se forcat ruse kishin regjistruar “sukses të pjesshëm” në njërën prej zonave të sektorit të Kupianskut, por se forcat ukrainase “po marrin masa për ta stabilizuar gjendjen dhe për t’ia parandaluar armikut avancimin”.

Lajme të ngjashme