Rusia njofton ShBA-në për stërvitjen e ardhshme bërthamore - NACIONALE

Rusia njofton ShBA-në për stërvitjen e ardhshme bërthamore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pentagoni thotë se, Rusia ka njoftur ShBA-në për një stërvitje të ardhshme vjetore që përfshin forcat e saj strategjike bërthamore.

Stërvitja e njohur si GROM përfshin lëshimin e raketave të drejtpërdrejta dhe vendosjen e aseteve strategjike, për të cilën Pentagoni theksoi se është stërvitje rutinë vjetore dhe do të mbahet nën vëzhgim nga ShBA-të.

Kujtojmë se, javën e kaluar edhe ShBA e NATO filluan stërvitjen vjetore bërthamore, e cila ka nisur të zhvillohet prej më shumë se një dekade.

Lajme të ngjashme