Rusia kërkon lejimin e votimit të fshehtë në OKB për dënimin e 'aneksimeve' - NACIONALE

Rusia kërkon lejimin e votimit të fshehtë në OKB për dënimin e 'aneksimeve'

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Rusia është duke lobuar për një votim të fshehtë në vend të një votimi publik, në takimin e OKB-së, që do të mbahet javën e ardhshme mbi aneksimin rus të katër rajoneve të Ukrainës.

Kujtojmë se, Ukraina dhe aleatët e saj i kanë denoncuar votat në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia si të paligjshme. Ndërsa, një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e hartuar nga perëndimi do të dënojë "të ashtuquajturat referendume të paligjshme" të Rusisë dhe "përpjekjet për aneksimin e paligjshëm" të zonave ku ndodhi votimi.

Christian Salazar Volkmann, tha se ekspertët e OKB-së kishin dokumentuar "një sërë shkeljesh të të drejtave për jetën, lirinë dhe sigurinë".

Referendumet e mbajtura ruse, janë hedhur poshtë si "mashtrim" nga perëndimi.

"Me aneksimin e supozuar... Federata Ruse ka ndërmarrë hapa që thellojnë në vend se të zgjidhin konfliktin dhe përkeqësojnë shkeljet e të drejtave të njeriut që lidhen me të," tha Salazar Volkmann.

Lajme të ngjashme