Rusia kërcënon të ndërpresë çdo lidhje me ShBA-në
Ndërsa Rusia vazhdon pushtimin brutal të Ukrainës, marrëdhëniet e saj me ShBA-në vazhdojnë të përkeqësohen.
Çdo konfiskim i mundshëm i aseteve ruse nga Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojë plotësisht marrëdhëniet dypalëshe të Moskës me Uashingtonin, paralajmëroi një zyrtar i lartë i Ministrisë së jashtme ruse.
"Ne paralajmërojmë amerikanët për pasojat e dëmshme të veprimeve të tilla që do të dëmtojnë përgjithmonë marrëdhëniet dypalëshe, gjë që nuk është as në interesin e tyre dhe as në interesin tonë", ka thënë për agjencinë e lajmeve TASS Alexander Darchiev, kreu i Departamentit të Amerikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme Ruse.
