“Rusia është e përkushtuar për parandalimin e luftës bërthamore”
Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënsja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se qëndrimi i Rusisë kundrejtë luftës bërthamore nuk ka ndryshuar.
Ajo tha se Rusia mbetet “plotësisht e përkushtuar” ndaj parimit për të mos lejuar kurrë një luftë nukleare.
Komentet e saj, erdhën pas fjalëve të Vladimir Putin në muajin shtator ku tha se, shteti i tij ka disa lloje të armëve shkatërruese, dhe se “mund të përdorë gjithçka” për mbrojtjen e territoreve ruse.
