Rusia e gatshme për një takim Putin-Biden në G20
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Moska nuk do të refuzojë një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të ShBA-së, Joe Biden në samitin e G20-ës që do të mbahet muajin e ardhshëm.
Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror rus, Lavrov tha se “Moska ishte e hapur për bisedime me perëndimin për luftën në Ukrainë, por ende nuk kishte marrë ndonjë ofertë serioze për të negociuar.”
Më tej ai shtoi se, Rusia ishte e gatshme të dëgjonte çdo sugjerim në lidhje me bisedimet e paqes:
“E kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë asnjëherë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë,” tha Lavrov.
