Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 100 të burgosur lufte
Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të burgosurish me 100 ushtarë të kthyer në vendet përkatëse.
Sipas zyrtarëve rusë dhe ukrainas, pas negociatave secila palë ka kthyer 50 ushtarë.
“Më 24 nëntor, si rezultat i procesit të negociatave, 50 ushtarakë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit, të cilët ishin në rrezik vdekjeprurës në robëri”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të dhënë.
U bë e ditur se, “ushtarët do të dërgohen në Moskë për trajtim dhe do t'u sigurohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike".
Ndërkohë, sipas zyrës së presidentit të Ukrainës, në mesin e 50 ushtarëve të kthyer ukrainas, ishin edhe dy oficerë që kishin luftuar në betejat në Mariupol, Azovstal, termocentralin e Çernobilit dhe ishullin e gjarpërinjve.
“Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e të gjithë njerëzve tanë nga robëria. I jam mirënjohës për punën e Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. Ne do t'i kthejmë të gjithë”, është thënë nga zyra e Zelenskyt.
