Rusia dënon me katër vjet e gjysmë burg një ish-marins amerikan - NACIONALE

Rusia dënon me katër vjet e gjysmë burg një ish-marins amerikan

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një ish-marins amerikan është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Rusia, për goditje me shkelma të një oficeri policie në gjendje të dehur.

Policia e largoi Robert Gilman nga një tren pas ankesave nga pasagjeret në janar. Ai më pas ishte arrestuar, pasi kishte goditur një oficer ndërsa ishte në paraburgim.

Gilman i tha gjykatës në Voronezh, Rusi jugperëndimore, se nuk e mbante mend incidentin, por "i kërkoi falje Rusisë" dhe oficerit.

Pasi u shpall fajtor, Gilman - 28 vjeç dhe nga Massachusetts - tha se dënimi i kërkuar nga prokuroria ishte shumë i rreptë.

Avokatët e tij janë shprehur për TASS, agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, se Gilman ishte në Rusi për të studiuar dhe për të marrë nënshtetësinë. Ata thanë se do të apelonin kundër vendimit të gjykatës dhe do të kontaktonin zyrtarët amerikanë për të kërkuar shkëmbimin e të burgosurve.

Kohët e fundit, ka pasur disa raste të profilit të lartë të amerikanëve të dënuar me burgime të gjata në Rusi.

Lajme të ngjashme