Rumania rrëzon dronë të dyshuar rusë, kërkon sqarime nga Moska - NACIONALE

Rumania rrëzon dronë të dyshuar rusë, kërkon sqarime nga Moska

1 orë më parë

nga NACIONALE

Rumania do të thërrasë ambasadorin e Rusisë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës së saj ajrore dhe rrëzimit të tre dronëve brenda tri ditësh, raportoi The Guardian.

Të dielën, një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një dron mbi Detin e Zi, pesë minuta pasi ai hyri në territorin ajror rumun, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Radu Miruță.

Presidenti Nicușor Dan tha se droni i rrëzuar të premten ishte i modelit Shahed, i përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës. Hetimet për dronët e rrëzuar të shtunën dhe të dielën vazhdojnë.

Sipas NATO-s, droni i fundit dyshohet gjithashtu se ishte me origjinë ruse. Aleanca dhe vendet anëtare po forcojnë mbrojtjen ajrore me sisteme tokësore kundër dronëve.

Rumania integroi në fund të qershorit sistemin amerikan Merops, të pajisur me inteligjencë artificiale. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vendi ka raportuar dhjetëra incidente me dronë. Në vitin 2025, parlamenti miratoi ligjin që lejon rrëzimin e mjeteve ajrore pa pilot që shkelin hapësirën kombëtare.

Lajme të ngjashme