Rukiqi pyetje Kurtit: Këto pajisjet në vlerë 10 mijë të specialsve a munden me i përdor si hipotekë?
Talljet nuk kanë aspak të ndalur me logjikën e përdorur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me atë se pjesëtarët e njësive elitare speciale policore “kanë pajisje me vlerë 10 mijë euro” duke provuar të arsyetojë refuzimin e kërkesave të tyre të bazuara në ligj për shtesat e rrezikshmërisë dhe kategorizim përkatës konform situatës së rrezikut.
Së fundi edhe pjesëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka shtuar një pyetje Kurtit: “Keto pajisjet ne vlere prej 10000 euro, a munden me i perdore si hipoteke?”.