Rukiqi propozon një plan udhëzues për ndaljen e grevës - NACIONALE

Rukiqi propozon një plan udhëzues për ndaljen e grevës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, ka prezantuar një udhëzues që do të lehtësonte uljen e palëve në tavolinë për te gjetur një zgjidhje për nderjen e grevës.

Ai ka treguar se udhëzuesi i tij përbën katër pika, të cilat do ta dërgonin qeverinë dhe sindikatat drejtë ndërprerjes se grevës.

Sipas tij, qeveria duhet të ndajë nga 50 euro shtesë për punëtorët deri në dhjetor, kurse nga janari e deri në mars të vitit të ardhshëm duhet t’i ndajë nga 100 euro shtesë.

Ai ka bërë me dije se në muajin mare duhet të hyjë në fuqi Ligji i Pagave.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Propozim per formen dhe specifikat e nderprerjes te greves

Nuk ka nevoje qe te ritheksohet demi i pariparueshem, nga greva ne arsim. Tani eshte koha per kompromis. Ne vijim po e paraqes nje udhezues qe do te lehtesonte uljen e paleve ne tavoline, per te gjetur nje zgjidhje me kompromis:

1. BSPK therret takimin e Keshillit Ekonomik Social me tri palet qe jane pjese e Keshillit: Punedhenesit, Punetorer dhe Qeveria, perkatesisht ministrite qe e perfaqesojne Qeverine ne kete Keshill, perfshire Ministrine e Financave. Keshilli Ekonomik Social, ne baze te legjislacionit be fuqi, eshte trup i dizajnuar per dialog social dhe ka fuqine e dhenies te rekomandimeve per vendimmarrje ne Qeveri, per çdo çeshtje qe prek relacionet/ punedhenes, punetore dhe Qeveri;

2. Negocimi dhe diskutimi per kushtet e nderprerjes te greves ne Keshillin Ekonomik Social, e kenaq kushtin dhe kerkesen e Kryeministrit, per te dialoguar vetem me BSPK-ne dhe jo me shoqata sindikale sektoriale dhe ne anene tjeter e kenaq kushtin e sindikatave, per takim permbajtesor me Qeverine, per te negociuar, kushtet e nderprerjes te greves.

3. Per te siguruar transparence, neutralitet dhe profesionalizem, ne diskutimin trepalesh, per nderprerjen e greves, Keshilli Ekonomik Social, mund te ftoj per asistence, organizata vendore dhe nderkombetare qe e kane perkrahur punen e Keshillit, para se gjithash, fondacionin gjerman FES dhe Organizaten Nderkombetare te Punes - ILO.

4. Marreveshja e negociuar ne KES, dergohet per aprovim ne Qeveri dhe vendimet implementohen ne afatin me te shpejte te mundshem.

5. Sipas meje marreveshja mund te duket keshtu

- 50 euro shtese deri ne Dhjetor:

- 100 euro shtese janari deri ne Mars (te buxhetuara ne buxhetin e vitit 2022)

- Ne Mars duhet te hyj ne fuqi Ligji i Pagave.

- Korigjim te pagave ne baza vjetore, te indeksuara sipas normes vjetore te inflacionit.

Lajme të ngjashme