Rukiqi pas rritjes së çmimit të rrymës: Mafia energjetike duhet të ndalet
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër pas rritjes së çmimit të rrymës.
Ai ka thënë se mafia energjetike duhet të ndalet.
Postimi:
Ka edhe një lajm më të keq, se sa lajmi për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike
- 90 milionë euro energji elektrike, janë
importuar, vetëm në periudhën Janar - Mars të këtij viti;
- Këto 90 milionë euro, import jashtë planit, do të na faturohen si rritje e rradhës në Prillin e vitit 2026;
- Ky import, i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, perkatësisht si pasojë e mos prodhimit të energjisë elektrike (rënies të blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimit të gjatë jashtë funksionit, me remonte jashtë të gjtha afateve);
- Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shëndrrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurtë per varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve.