Rukiqi pas aktakuzës për Nagip Krasniqin tregon "recetën e mafisë energjetike me miratimi të partisë në pushtet"
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pas aktakuzës për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Rukiqi ka publikuar një “recetë” të mafisë energjetike, e cila sipas tij, ka miratimin e Vetëvendosjes.
“Veç nje naiv trushperlare, beson qe kjo recete, nuk e ka miratimin e kupoles se partise ne pushtet dhe qe partia ne pushtet nuk ka perfituar financiarisht nga kjo forme e shitblerjes se energjise elektrike.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Receta e mafise energjetike.
1. Kontrate kornize me kompani te palicencuar, pa procedura konkurruese
2. Shit energji me çmim te ulet, te kompania e palicencuar
3. Mbaje bllokun ne remont pakufi
4. Blej energji me shtrenjte, nga kompania e palicencuar, ne kohen qe bllokun e ke ne remont
5. Shfrytzoje per ndermjetsim Ambasadorin me ndikim ne pushtet (Martin Berishaj)
Veç nje naiv trushperlare, beson qe kjo recete, nuk e ka miratimin e kupoles se partise ne pushtet dhe qe partia ne pushtet nuk ka perfituar financiarisht nga kjo forme e shitblerjes se energjise elektrike.