Rukiqi ironizon me deklaratat e Muratit: Mot dhe ditë ideale për te filluar leximin e librit të dytë për inflacionin
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka ironizuar me reagimet përçmuese të ministrit të Financave, Hekuran Murati për inflacionin ku gjatë mbledhjes së Këshillit të VV-së akuzoi kritikët e inflacionit në Kosovë se kanë lexuar vetëm një libër.
"E diel, shi dhe breshër, mot dhe ditë ideale për te filluar leximin e librit të dytë për inflacionin." - ka shkruar Rukiqi.
“Ata që e kanë lexuar një libër për këtë punë, mund të thirrën në teorinë e përgjithshme, konceptin e përgjithshëm që inflacioni është shtytja e parasë, që e rrit kërkesën për produkte të caktuara pa rritje të produktivitetit dhe shkakton rritje të çmimit.” – tha dje Murati.
Sipas ministrit Murati, njohësit e vërtetë të ekonomisë së Kosovës e kuptojnë se inflacioni është kryesisht pasojë e zhvillimeve të jashtme nën argumentin se vendi ka një ekonomi të euroizuar.
“Kush e ka lexuar edhe një libër të dytë e merr parasysh edhe kontekstin ekonomik dhe qysh operon ekonomia e Kosovës ku nuk jemi anëtarë të eurozonës, nuk printojmë para, ra nuk shkaktojmë ne inflacion në këtë rast por neve na është importuar inflacioni, atëherë duhet ta kuptosh pak më mirë se si ka vepruar inflacioni këtu sepse e kemi pa që shpeshherë thonë që të hyrat janë rrit por janë rritur për shkak të inflacionit. Jo. Tek ne në Kosovë, meqenëse jemi ekonomi e euroizuar.” – tha ai më tej.