Rukiqi i LDK-së: Qveria dëmtoi buxhetin për së paku 2 milionë euro për çështjen e librave shkollorë - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së: Qveria dëmtoi buxhetin për së paku 2 milionë euro për çështjen e librave shkollorë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si qeveria po menaxhon paratë publike.

Ai ka theksuar se Qeveria po dëmton buxhetin e shtetit dhe po tregon tendenca për shpenzime të papërgjegjshme.

Një shembull konkret që Rrukiqi ka përmendur është tenderi i anuluar për librat shkollorë.

Rrukiqi kujtoi tenderin e parë që kishte ofertë mbi 4 milionë euro për libra shkollorë, por ky tender u anulua, derisa sot qeveria ndau 6 milionë nga buxheti i plotë, duke e dëmtuar buxhetin në vlerë prej 2 milionë euro.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme