Rukiqi i LDK-së i përgjigjet pushtetit për sulmet ndaj Rrugës së Re: Po panikohen nga humbja
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar pushtetit pas sulmeve ndaj programit të ri të kësaj partie, “Rruga e Re”.
Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se ky mobilizim për sulm është me “cinizëm bajat dhe aspak kreativ”.
Po ashtu, ai ka thënë se ky është një tregues që ka panik të krijuar nga “humbja që po i pret”.
Postimi i plotë:
Mobilizimi i pushtetit dhe eksponenteve te tij, per te sulmuar ”Rrugen e Re”, me cinizem bajat dhe aspak kreativ, eshte tregues i rendesishem, i panikut te krijuar, nga humbja qe i pret.