RTK: Kurti e Osmani takohen me ambasadorët e shteteve të QUINT-it - NACIONALE

RTK: Kurti e Osmani takohen me ambasadorët e shteteve të QUINT-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni Publik ka raportuar se ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Ablin Kurti.

Ambasadorët nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia nuk kanë dhënë komente pas takimit me krerët shtetërorë.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave është paralajmëruar vizita e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në Kosovë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundi.

Më shumë kontekst: Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konfirmuar edhe një herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë probleme “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetarë, ai është shprehur se Kosova këtë problem s’e ka veç me ShBA-në, por edhe me BE-në, NATO-n, Britaninë e Madhe, e madje, edhe me dy shtetet fqinje, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën.”

Lajme të ngjashme