RTK: Javën e ardhshme Borrell e dorëzon raportin për masat ndaj Kosovës
Heqja ose jo e masave ndaj Kosovës, mund të vendoset javën e ardhshme.
Kështu të paktën po raporton RTK bazuar në burimet e veta.
Ky raport duhet t’iu dorëzohet shteteve anëtare të cilat më pas shqyrtojnë nëse janë pjekur kushtet për heqjen e masave, të cilat BE i kishte vendosur vitin e kaluar.
Akoma mbetet e paqartë nëse Borrell do të rekomandojë qartazi heqjen e masave që do ndihmonte marrjen e vendimit në këtë drejtim.
Burimet diplomatike qartësojnë se gjithçka do vret nga terminologjia si dhe qasja të cilën shefi i diplomacisë evropiane do e përdorë në raport.
Nëse ai do i referohet vetëm kërkesave të cilat BE i kishte parshtruar autoriteteve të Prishtinës në qershor të vitit të kaluar e të cilat kishin të bëjnë me hapat drejt de-përshkallëzimit të lidhura me procesin zgjedhor në katër komunat e veriut, atëherë, këto burime konsiderojnë se rekomandimi për heqjen e masave është i mundshëm.
Sidoqoftë, veprimet e fundit lidhur me operacionet policore në institucione financiare të Serbisë në veri, pritet të përmenden në raport. Këtë e ka konfirmuar më herët edhe zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Mirëpo gjithçka do varet nga ajo se në çfarë konteksti do përmenden këto operacione.
Burimet e informuara lidhur me përpilimin e raportit tërheqin vërejtjen se masat janë vendosur për arsye specifike, dhe në të rast edhe rekomandimi për heqjen e tyre do duhej të bohet pikërisht mbi këto arsye.