Raportimi i RTK-së për rastin e Zemajt: Mërgimtari i përfshirë del të jetë familjar i një redaktoreje - NACIONALE

Raportimi i RTK-së për rastin e Zemajt: Mërgimtari i përfshirë del të jetë familjar i një redaktoreje

8 muaj më parë

nga NACIONALE

RTK-ja e ka raportuar e para me intervistë mërgimtarin që u përfshi në incident me deputetin Armend Zemaj.

Në lajmet qendrore, u shfaq në intervistë mërgimtari Nuha Osmani. Express ka raportuar se ky i fundit është familjar i një redaktoreje që punon po në RTK.

Madje, e njëjta ka qenë në orarin e punës sonte në lajmet qendrore të RTK-së ku kronika është raportuar.

Jozyrtarisht u raportua se redaktorja në fjalë ka qenë edhe prezente në vendin e ngjarjes.

SHËNIM: Artikulli është edituar me të dhëna të reja, pasi fillimisht informacionet ishin transmetuar nga Gazeta Express.

Lajme të ngjashme