Rrustemi pas deklaratave të ndërkombëtarëve për tri ligjet: Nuk i shoh të dobishme - NACIONALE

Rrustemi pas deklaratave të ndërkombëtarëve për tri ligjet: Nuk i shoh të dobishme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi pas reagimeve të komunitetit ndërkombëtare në lidhje me tri projektligji – atë për KPK-në, KPM-në dhe zyrtarët publikë – ka thënë se s’e konsideron të dobishme qasjen kur kanë përfunduar të gjitha fazat, të bëhet një deklarim i tillë.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë, ku nuk shprehu dyshim se të trija ligjet do të miratohen.

“Pa dyshim, të trija, natyrisht të trajtuara nga komisione të ndryshme, që janë trajtuar në procedurë të rregullt me diskutime të gjëra, me përfshirje të gjërë. Projektligji për KPM-në është trajtuar në dëgjime publike rajonale, ka pësuar ndërhyrje gjatë këtij trajtimi nëse nuk gaboj mbi 95 amandamente janë bërë në mes të dy leximeve, padyshim që nuk ka arsnjë arsye për t’u tërhequr, e mos t’u miratuar.” – u shpreh ai për “KP”.

Rrustemi tha tutje se “s’e konsideron të dobishme deklaratën, pasi kanë përfunduar të gjitha fazat”.

“Unë, gjatë këtyre tre viteve e kam parë që shpeshherë përspektivat janë të ndryshme për formulime të caktuara. Nuk mund të, se kjo pastaj e zhvesh kuvendin nga funksioni i ligjbërjes, e kuptoj që shqetëismet duhet të trajtohen në procedurat para se të vijë raporti me amandamentnë seancë nuk e konsideroj të dobishme këtë qasje kur kanë përfunduar të gjitha fazat, të ketë një deklarim, qëndrim të tillë për përmbysje të gjithë punës që është bërë.” – tha deputeti i VV-së.

Lajme të ngjashme