Rrusta ironizon me Kurtin: Çfarë motori, atë proces me Serbinë që nuk e çoi përpara asnjë qeveri, po e çon ai
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka thënë se procesin dialogues që nuk e çoi përpara asnjë parti, për shkak të rezistencës së Lëvizjes Vetëvendosje, po e bën kryeministri Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Rrusta, ka ironizuar duke thënë “çfarë motori”.
“Atë proces dialogues me Serbinë që nuk ka mujtë me e çu përpara asnjë qeveri, për shkak të rezistencës së VV-së, po e çon përpara Kurti. Çfarë motori”, ka thënë ajo.
Ky reagim i Rrustës vjen vetëm pak ditë pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Vlen të theksohet se nga ky takim, nuk doli asnjë marrëveshje në lidhje me reciproctetin për targat dhe dokumentet serbe.