Rrusta e PSD-së: Fotografia e Kurtit me ndërkombëtarët tregon proces të dëmshëm - NACIONALE

Rrusta e PSD-së: Fotografia e Kurtit me ndërkombëtarët tregon proces të dëmshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka publikuar fotografinë e Kryeministrit Albin Kurti me “pesëshen e madhe” të emisarëve që i shkuan sot në zyrë, dhe sipas saj kjo fotografi tregon një proces të dëmshëm.

Sipas Rrustës, ka thënë se ky proces ë po e vizaton dita ditës ndarjen etnike përmes asociacionit, i bie me u gëzu që nuk ka gra në këtë përbërje.

“Një proces i dëmshëm nuk ka si ta prodhojë një foto më ndryshe se kjo. Burra andej, burra këndej. As BE nuk përbënë përjashtim. Në këtë proces që po e vizaton dita ditës ndarjen etnike përmes asociacionit, i bie me u gëzu që nuk ka gra në këtë përbërje. Ironikisht, natyrisht. Dhe le të kuptohemi, nuk jam duke esencializu këtu.” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme