Rrusta e PSD-së: Asociacioni është aty, i pranuar, veç emrin nuk e ka
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm që është mbajtur në mes të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dallimi i palëve në relacion me publikun është ndryshe.
Sipas saj, Kosova del të jetë se kompromiset e mëdha po i paraqet si të vogla, ndërsa me Serbinë po ndodhë e kundërta, pra kompromiset e vogla po i paraqet si të mëdha.
“Dallimi i palëve në relacion me publikun po del me qenë që Kosova kompromiset e mëdha po i paraqet si të vogla (pranimi i mosnjohjes nga Serbia, (lexo: preambula), pranimi i një vetë-menaxhimi dhe “një kanal të drejtpërdrejt komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës (pika 7), pranimi i Asociacionit (pika.10), .. ndërsa Serbia, kompromiset e vogla po i paraqet si të mëdha (pika 1. njohja e pasaportave, diplomave, targat, vulat doganore dhe simboleve)”, ka shkruar Rrusta.
Rrusta, tutje ka thënë se Asociacioni është i pranuar.
“Asociacioni është aty, i pranuar, veç emrin nuk e ka, sepse ai është diskutim për takimin e dytë. Pra pranimi ka ndodhur, diskutimi bëhet për implemtim, tash e tutje. Më e qartë se kaq nuk ka si me qenë”, përfundon statusi i saj.
