Berat Buzhala: Kurti u pajtua me Vuçiqin që të harrohen krimet serbe - NACIONALE

Berat Buzhala: Kurti u pajtua me Vuçiqin që të harrohen krimet serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala, duke shpjeguar përmbajtjen e preambulës së marrëveshjes, që Kurti dhe Vuçiq u pajtuan mbrëmë në Bruksel, ka bërë thirrje që të kërkohet falje ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gazetarit Baton Haxhiu dhe të gjithë atyre që Vetëvendosjes i ka sulmuar për mospërmendjen e krimeve serbe.

Buzhala ka thënë se në hyrje të kësaj marrëveshje thuhet se palët do të “kapërcejnë trashëgiminë e të kaluares” e cila nënkupton që kryeministri Kurti ka pranuar që të harrohen krimet serbe në Kosovë.

“Ai eshte pajtu me e harru edhe cka i ka ndodhe Sarandes, edhe cka i ka ndodhe Vasfijes. Eshte pajtu me e kapercy cdo dhunim dhe vrasje qe ka ndodhe ne Kosove. Eshte pajtu me e kapercy edhe masakren e jashareve, edhe masakren e Recakut.” – ka shkruar ndër të tjera Buzhala në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai ka përmenduar rastet kur Vetëvendosjes, sulmonte këdo që nuk i përmende krimet serbe.

"Nese Asociacioni eshte paragrafi i fundit i marreveshjes, kapercimi i trashegimise se te kaluares eshte neni paragrafi i pare i saj. Kjo marreveshje hapet e perfundon keq." - ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Kerkoni falje Baton Haxhiu, Edi Rames dhe cdokujt tjeter qe e keni sulmu per krimet serbe

E mbaj n'mend kur paten deshte me e hanger per se gjalli Baton Haxhiun, kur ne nje emision ne Pressing, ne vitin 2020, ka pas deklaru qysh Kosova dhe Serbia duhet me ia amnistu krimet njana tjetres. U paten çu LVV edhe video paten bo. Ia paten mveshe Thacit. Paten thane qe kjo cka tha Batoni, eshte ajo cka po mendon Thaci.

A e dini cka thote preambula e marreveshjes, te cilen mbrame e ka pranu Kurti?

"Te perkushtuar per te kontribuar ne bashkepunimin dhe sigurine e frytshme rajonale ne Evrope dhe per te kapercyer trashegimine e te kaluares".

Pra, po, thuhet ne marreveshje, per te kapercyer trashegimine e te kaluares.

Le ta harrojme per nje moment themelimin e asociacionit dhe poziten e forte te kishes ortodokse serbe, qe gjithashtu gjendet ne marreveshje. Ketu po flasim qe Kurti eshte pajtu per amnezi. Eshte pajtu me harru dhe per me kapercy ate cka ka ndodhe.

Ai eshte pajtu me e harru edhe cka i ka ndodhe Sarandes, edhe cka i ka ndodhe Vasfijes. Eshte pajtu me e kapercy cdo dhunim dhe vrasje qe ka ndodhe ne Kosove. Eshte pajtu me e kapercy edhe masakren e jashareve, edhe masakren e Recakut.

Nese Asociacioni eshte paragrafi i fundit i marreveshjes, kapercimi i trashegimise se te kaluares eshte neni paragrafi i pare i saj. Kjo marreveshje hapet e perfundon keq.

A i mbani ne mend sulmet e orkestruara te LVV'se kunder Edi Rames, kur ky i fundit fliste per rajonin pa e permendur luften dhe krimet serbe? Eh, tash ky qe i ka organizu ato sulme, ka pranu me nenshkru marreveshje qe i harron ato.

Lajme të ngjashme