‘Rrugëtimi i Kurtit, izolim ose autonomi’: Aksioni i PSD-së në veri
Ka nisur aksioni simbolik i Partisë Socialdemokrate para urës së Ibrit në Mitrovicë.
Në një pankartë, aktivistë të këtij subjekti tregojnë “Rrugëtimin e Kurtit”. Sipas tyre, kjo është e ndarë në izolimin e Kosovës dhe autonominë e veriut.
Në pankartë, përmenden veprimet e Qeverisë Kurti në veri, duke nisur nga dërgimi i njësive speciale në veri, ndalimin e referundimit të Serbisë, ndalimin e zgjedhjeve të Serbisë, gjobat për targa ilegale, dorëheqjen e serbëve nga institucionet, vendimin e kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit.
Po ashtu, shkruan edhe për dërgimin me polici të kryetarëve në komunat veriore, mbylljen e strukturave paralele në Dragash, Prizren, Suharekë e Rahovec, vendimin për dinarin, mbylljen e strukturave paralele në veri e tentimin për hapjen e Urës së Ibrit.
Ndiqni pamjet nga fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli.




