Rrugëtimi drejt BE-së, Krasniqi: Shqipëria e Kosova po lëvizin në drejtime të kundërta
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar rrugëtimin e Shqipërisë dhe Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai ka bërë me dije se në këtë proces këto dy vende po lëvizin në drejtime të kundërta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga BE-ja.
“Shqiperia hapi sot kapitullin e pare me Bashkimin Europian. Kosova vazhdon te mbetet nen masat e Bashkimit Europian. Pese shtete te BE-se as qe e njohin Kosoven. Shqiperia e Kosova po levizin ne drejtime te kunderta. Ne Kosove duhet te gezohemi per suksesin fillestar te Shqiperise, por te brengosemi per ngecjen e frikshme te Kosoves”, ka shkruar Krasniqi.