Rrugët e bllokuara në Tiranë, qytetarët përplasen me Policinë - NACIONALE

Rrugët e bllokuara në Tiranë, qytetarët përplasen me Policinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbajtja e Samitit të BE-së në Tiranë, ka bërë që disa rrugë kryesore të bllokohen.

Kjo ka nxitur pakënaqësi te qytetarët tiranas.

Disa qytetarë janë përplasur me punonjës të policisë në Bulevardin “Bajram Curi”, pranë urës së Tajvanit, për shkak se rruga ishte e bllokuar.

Qytetarët kërkojnë që të kalojnë, por efektivët nuk e lejojnë një gjë të tillë, pasi zona është brenda perimetrit të sigurisë dhe nuk lejohet qarkullimi.

Rreth 1500 efektivë do të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore janë bllokuar për kalimin e 27 delegacioneve delegacioneve evropiane.

Lajme të ngjashme